Ceremonia e Dorëzimit të Çertifikatës së Eko-Etiketës

Ceremonia e dhënies së çertifikatës së Eko-Etiketës u mbajt më 27 Mars 2024, në Pejë, duke festuar përpjekjet për qëndrueshmëri dhe ekselencën mjedisore, duke shfaqur angazhimin për aktivitete ekologjike të trembëdhjetë ndërmarrjeve të të çertifikuara. Duke nënshkruar Marrëveshjet e Grantit, këto biznese progresive u angazhuan zyrtarisht për të vënë në praktikë dhe për të arritur Çertifikimin e Standardeve të Eko-Etiketës të njohura ndërkombëtarisht.

Në kuadër të përfituesve , më poshtë janë ata nga rajoni i Pejës:

  • Chalet Kujta SH.P.K.
  • Dukagjini SH.P.K.
  • KULLA E ZENEL BEUT
  • Ylber Rudi B.I.
  • Resort ” Ujvara e Drinit”
  • BENELUX HOTEL SH.P.K.
  • Ariu Guesthouse
  • HOTEL SERAPHINA SH.P.K.
  • ART RESORT SHPK

Ndërsa të tjerët janë nga rajoni i Kolashinit:

  • Haus Majstor DOO
  • DELFIS DOO
  • KOLIBA KOD BEGIJA
  • DAJ ME DO KOLASIN
  •  

Ngjarja tregoi frymën e bashkëpunimit dhe përkushtimin për mbrojtjen e mjedisit dhe u nderua nga prania e organizatave prestigjioze dhe palëve të interesuara.

Ngjarja u nderua me praninë e z. Mirzet Džogović – Nënkryetar i Komunës së Pejës, z. Nasret Hajrizi – Drejtor i Zhvillimit Ekonomik, z. Vasilije Ivanović – Nënkryetar i Komunës së Kolašinit, të cilët i mirëpritën të ftuarit me fjalimet e tyre duke treguar edhe një herë angazhimin e tyre ndaj sektorit të turizmit.

Fituesit inkurajojnë të tjerët të ndjekin shembullin e tyre duke promovuar Çertifikatat e Standardeve të Eko-Etiketës si një model për menaxhimin e përgjegjshëm mjedisor. Angazhimi i tyre mbështetë zhvillimin e qëndrueshëm dhe eko-turizmin në zonat e tyre përkatëse, duke kontribuar gjithashtu në ruajtjen e planetit tonë..