FESTIVALI I TURIZMIT DHE REKREACIONEVE NATYRORE (24 – 25 – 26 MAJ 2024)

FESTIVALI I TURIZMIT DHE REKREACIONEVE NATYRORE

24 - 25 - 26 MAJ 2024

Festivali i turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival” dhe konferenca rajonale janë pjesë e një projekti që synon të thellojë interesin dhe potencialin e Pejës si destinacion turistik, duke koordinuar ofertën dhe kërkesën turistike për të promovuar Pejën si një destinacion për turizmin e aventurës. Vlerë kryesore e këtijë festivali është pjesëmarrja e madhe e komunitetit rekreativ të Pejës, njohur si një nga komunitetet më të pasionuara në Kosovë dhe rajon, i cili do të promovojë vlerat e trashëgimisë natyrore dhe kulturore përmes aktiviteteve të tyre.

Kjo do të jetë një festë e madhe e aventurës dhe argëtimit, ku gjatë tre ditëve, Peja do të jetë qendra e aktiviteteve rekreative në natyrë. Trashëgimia kulturore do të përforcojë diversitetin e ofertës së Pejës, duke e bërë më reale idenë e një destinacioni të njohur në Kosovë. Sportet dhe aktivitetet të cilat do të organizohen përfshijnë: ecjen në natyrë, çiklizmin rekreativ në zonat e rrafshëta të Pejës, via ferrata, zip-line, ngjitjen në shkëmbinjë dhe orët edukative për ngjitjen në murin artificial, speleologjinë, vizitat e shtigjeve kulturore, shijimin e ushqimeve tradicionale, paragliding, dhe shumë të tjera.

Përveç aventurës dhe trashëgimisë, festivali ofron gjithashtu programe kulturore të pasura dhe konferenca që adresojnë çështje të rëndësishme si zhvillimi i infrastrukturës së turizmit aventurier dhe sfidat në menaxhimin e turizmit të qëndrueshëm. Oferta nuk do të jetë e kufizuar vetëm për ata që adhurojnë aventurën dhe adrenalinën, por gjithashtu edhe për prindërit me fëmijët e tyre dhe për të moshuarit që dëshirojnë të përjetojnë këto eksperienca të veçanta.

Të gjithë të interesuarit për bashkëpunime, angazhime e pjesëmarrje nëpër aktivitete e sesione të veçanta, ju lutem, kontaktoni në emailin: [email protected] ose +383(0)49336254