Nënshkruhet MoU ndërmjet Prishtina REA dhe ERFC-së
Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Prishtina REA dhe ERFC (Korniza Rajonale Evropiane e Bashkëpunimit)
Prishtina REA është partneri kryesor në Projektin e Bashkëpunimit Ndërkufitar “Tourism For Future” dhe ERFC duke zbatuar projektin FAME ROAD të financuar nga programi INTERREG Greqi-Itali, me dëshirën për të identifikuar komplementaritetet midis objektivave dhe aktiviteteve të tyre përkatëse. Tashmë janë nënshkruar projektet duke qenë se ato përfaqësojnë projekte që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit të rajoneve të ndryshme. Rezultatet e projektit do të shkëmbehen, dhe nëse është e mundur, do të përdoren nga të dy projektet.
Qëllimi i këtij MM është të lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet projekteve partnere në mënyrë që të përmirësojë rezultatet e përgjithshme dhe ndikimin e pritshëm të projekteve të përfshira. Projektet partnere, herë pas here, mund të dëshirojnë të shtojnë aktivitete të tjera në MM.
Disa nga synimet e ndërsjella të rëndësishme të bashkëpunimit fokusohen në:
o Ngritja e Kapaciteteve të Menaxhimit të Qëndrueshëm të Biznesit, zhvillimi dhe rrjetëzimi i produkteve/shërbimeve
o Mbështetje për Certifikimin e Akomodimit të Turizmit Eco-Label – transferimi dhe promovimi i njohurive
o Festivalet transnacionale të turizmit
o Shtigje ekologjike transnacionale turistike